Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen 4 punonjës policie në Durrës, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën


Katër punonjës policie në Durrës janë pezulluar nga detyra për dyshime për shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), dyshohet se Kushtrim Selimi, ish-Shef Sektori pranë AMP Durrës, ka abuzuar me pozitat e tij për të zaptuar një sipërfaqe trualli shtetëror në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku ka ndërtuar një vilë në mënyrë të jashtëligjshme.

Selimi është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka ikur drejt Anglisë, pasi nuk është paraqitur në përputhje me masën e sigurisë që kishte.

Ai është përfshirë edhe në një skandal tjetër për lajme të rreme dhe gjobëvënie me portalin e tij. Autoritetet janë në kërkim të tij për të siguruar ndjekjen e ligjit dhe rikuperimin e pasurisë të zaptuar.