Vendosni fjalën kyçe....

Tavo reagon ndaj kritikëve për gjuhën greke: Përpjekje për të krijuar tymnajë kundër nesh


Kandidati për kryebashkiak në Himarë, Vangjel Tavo, ka reaguar ndaj kritikëve për përdorimin e gjuhës greke në zonë.

Tavo theksoi se përpjekjet për të krijuar polemika mbi këtë çështje nuk kanë pasur sukses.

Ai ka deklaruar se Himara është në dorën e himarjotëve dhe ka përmendur se historia e atyre që e kanë shfrytëzuar për interesa të ngushta politike dhe private ka përfunduar.

“Edhe ata që janë përpjekur herë pas here këtu, të gjejnë shesh për të bërë përshesh, nuk do të kenë më terren në Himarë. Mbaroi historia e atyre që e kanë shfrytëzuar Himarën dhe himarjotët për  interes atë ngushta politike dhe private. Himara është e himarjotëve, dhe këtu nuk ka lidhje as gjuha që përdoret. Unë në rrugë u flas njerëzve, kush do greqisht, greqisht, kush do shqip, shqip, kush do anglisht, anglisht. Janë përpjekur të për krijuar tymnajë kundër nesh, por u ra dhe kjo”, tha Tavo .