Një 22 vjeçar është marrë me forcë në makinë dhe ndaj tij është ushtruar dhunë fizike.
Pollicia e Tiranës bën me dije se autorët e arrestuar për këtë pengmarrje janë Arjan Çullhaj, 41 vjeç, Agim Çullhaj, 38 vjeç dhe Erind Kullolli, 27 vjeç.
Të tre akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta.