Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik pasi dyshohet se ka rënë në gjumë gjatë drejtimit te automjetit.
Për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.
Sipas Rai news , i riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena, orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.