Shiu meteorik i Deltas Jugore Aquariid arrin kulmin në fund të korrikut, këtë vit duke përfshirë edhe një shi të dytë më të vogël, Alpha Capricornids.
Kulmi i aktivitetit për Delta Aquariids do të ndodhë të martën herët në mëngjes, duke ofruar 15 deri në 20 meteorë të dukshëm në orë në hemisferën veriore, ndërsa shikimi është më i mirë në hemisferën jugore. Ky shi do të vazhdojë deri më 21 gusht.
Në të njëjtën kohë, Alpha Capricornids pritet të prodhojë rreth pesë meteorë në orë dhe do të zgjasë deri më 15 gusht.
Shirat e meteorëve ndodhin çdo vit dhe nuk kërkojnë pajisje speciale për t’u parë. Delta Aquariids kanë origjinën nga kometa 96P/Machholz, ndërsa Alpha Capricornids nga kometa 169P/NEAT.
Kur shkëmbinjtë nga hapësira hyjnë në atmosferë, ata nxehen dhe shkaktojnë ndriçim të shkurtër në qiell, duke lënë pas një bisht të zjarrtë.
Megjithëse këto shirat nuk janë me volum të lartë, Alpha Capricornids shpesh prodhon meteorë shumë të ndritshëm, duke ofruar një spektakël të veçantë për vëzhguesit e qiellit./AP