Një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Drenovë, në qarkun e Korçës, pasditen e sotme.
Forcat zjarrfikëse janë mobilizuar në vendngjarje dhe janë duke punuar për të shuar zjarri, që ka shpërthyer në një zonë me banesa të tjera në afërsi.
Po ashtu, në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, por situata është nën kontrollin e autoriteteve.