Dinamo vazhdon fazën përgatitore në Itali, ku nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti po bëhet gati për startin e sezonit në Superiore ku ekipi synon që të luftojë për katërshen e parë.
Sipas planit, sot blutë kishin planifikuar të luanin në ndeshje miqësore me Virtus Kastelfranko, por ajo është anuluar.
“Ndeshja miqësore kundër skuadrës së Virtus Kastelfranko, e parashikuar të zhvillohej pasditen e sotme, është anuluar për shkak të problemeve teknike në stadiumin e skuadrës mike.
Kësisoj, dinamovitët janë rikthyer në kampin stërvitor në Karpineti dhe trajneri Mehmeti ka preferuar të zhvillojë një ndeshje kontrolli brenda grupit”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas që do të vazhdojë punën edhe në ditët e ardhshme në Itali dhe do të luajë ndeshje të tjera miqësore atje./PanoramaSport