Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:
V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.