Në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka patur të shtëna me armë zjarri në afërsi të bustit të Prekë Calit.
Dyshohet se një person, shtetasi i identifikuar si V.M ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjera.
Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij.
Ndërkohë në një automjet tip BMË është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.