Një 49-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi tentoi të vrasë me thikë një 40-vjeçar.
Shtetasi G.H gjatë një konflikti në një market në qytetin e Lushnjës tentoi të vrasë me thikë një 40-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.