Vendosni fjalën kyçe....

UNICEF: 32 fëmijë të vdekur në protestat studentore në Bangladesh


Një raport i UNICEF-it zbulon se të paktën 32 fëmijë kanë humbur jetën gjatë protestave studentore në Bangladesh muajin e kaluar.

Fëmija më i vogël i vrarë kishte më pak se pesë vjeç dhe shumica e viktimave ishin kalimtarë. Një zëdhënës i agjencisë së OKB-së tha se shumica e të vrarëve ishin të moshës 13 vjeç e lart.

“Fëmijët duhet të mbrohen në çdo kohë,” tha zoti Wijesekera. “Kjo është përgjegjësi e të gjithëve”.

Protestat, që fillimisht ishin kundër sistemit të kuotave në shërbimin civil, tani kanë kaluar në kërkesa për drejtësi për të vrarët dhe të plagosurit.

Qeveria ka përballur akuza për përdorim të tepruar të forcës dhe ka ndaluar partitë opozitare të lidhura me dhunën, ndërsa premton hetime për çdo rast të vdekjeve.

Të paktën 20 persona u plagosën në përleshjet në Bangladesh. Gjatë tubimit policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë turmat ndërsa mijëra qytetarë protestuan në kryeqytet dhe qytete të tjera duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sheikh Hasina.

Protestuesit po kërkonin drejtësi për familjet e 150 personave të vrarë në trazirat e dhunshme muajin e kaluar në margjinat e protestave mbi sistemin e rekrutimit në sektorin publik./BBC