Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar dy karta identiteti me afat 50-vjeçar që sipas tij nxjerrin zbuluar qeverinë se ka deformuar procesin e zgjedhjeve në Himarë.
Boçi shkruan se banoren e Kakavijës e kanë bërë të Himarës duke i dhënë një kartë identiteti me afat skadence 50 vite.
Sipas Boçit në një rast tjetër një kartë identiteti e një banoreje me vendlindje Fterrën e cila ka marrë kartën në vitin 2023 ajo i skado në vitin 2073 po 50 vite duke sjellë kështu shembullin e dytë për akuzën e falsfikimit me të njëjtën metodë.
Postimi i plotë:
Rama si falsifikator kartash identiteti
Vesi del me shpirtin!
E kanë grabtijen e vjedhjen e votës mjetin me të cilin duan të deformojnë vullnetin e qytetarëve himarjotë, siç kanë bërë në çdo palë zgjedhje kudo në Shqipëri.
Falsifikojnë dhe veten (se falso janë) dhe të dhënat dhe kartat e identitetit, vetëm e vetëm të arrijnë qëllimin.
Çfarë turpi?!
E marrin gruan e moshuar nga Kakavia dhe e bëjnë banore të Himarës.
Por harrojnë një detaj, sepse kartat dhe pasaportat kanë vlerë vetëm 10 vite.
Kartat që falsifikon RAMA tani kanë afat 50 vjeçar.
Shiheni vetë:
Zonja nga Kakavija që është bërë votuese e Himarës, megjithëse është e datëlindjes 1949 dhe kartën ia kanë dhënë në 21.3.2024, skadencën e ka në vitin 2074.
Zonja tjetër nga Fterra është e datëlindjes 1940. Kartën e identitetit e ka marrë në 23.10.2023 dhe jo çuditërisht i skadon në 2073.
Dmth jo vetëm sot, por deri në 2073 RAMA i ka votues!
Çfarë turpi për një Kryeministër të paturp!