Luiza Gega ka përfunduar garat në Lojërat Olimpike në Paris pa siguruar rezultate pozitive.
Atletja në një reagim shprehet e zhgënjyer nga rezultati i saj dhe thotë se “ndihet toalisht e dështuar”.
Gega thotë se çdo gjë ka filluar nga një sëmundje e kaluar që nisi në muajin prill dhe pavarësisht se ishte në dilemë me veten nëse duhej të merrte pjesë apo jo në gara ndjejti me shpresën se do e përballonte një garë të tillë çka sipas saj doli e kundërta.
Në fund Gega kërkon falje për të gjithë ata që besuan te ajo dhe që sot ndihen të zhgënjyer.
“Është kaq vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem.
E di që do kaloj, çdo gjë kalon me kohën por në këtë moment dhemb shume sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do ja dal pavarësisht se gjërat që në muajin prill pasi u sëmura gjërat morën “dishezën”.
Gjithsesi përsëri përpiqesha fort çdo ditë edhe përse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim përseri rrija me shpresën që do e përballoja një garë të niveli por në fakt nuk ndodhi kështu.
Edhe perse nuk e kam thënë kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet të vija apo jo por e di që pengu për të mos e provuar do më lëndonte më shumë.
Dua vërtet t’i kërkoj falje kujdo që besoi te unë dhe e zhgënjeva dhe falënderoj të gjithë ato që më mbështesin si në dite të mira qoftë dhe të vështira.
Ëndrra e Parisit mbyllet sot”-shkruan Luiza Gega.