Vendosni fjalën kyçe....

OMONIA reagon për problematikën me kartat e identitetit të skaduara: Rama refuzoi të aplikojë praktikat e mëparshme


Dega e OMONIA-s në Himarë ka reaguar për problematikat e shfaqura në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Himarë ku qytetarë të ndryshëm kartat e identitetit të të cilëve kanë skaduar nuk janë lejuar të votojnë.

Në deklaratë OMONIA bën përgjegjëse qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama pasi sipas tyre në kundërshtimet e praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore refuzoi të nxjerrë aktet ligjore që garanton të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Që me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit, me pretendimin e dokumenteve të identifikimit të skaduara. Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatëse ligjore, që do të garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit”, thuhet në reagim.

Dhe më tej specifikohet problematika e krijuar dhe procedurat, duke hedhur dyshime edhe tek kompania e prodhimit të kartave të identitetit dhe përzgjedhje selektive apo vënie në shërbim të Partisë Socialiste.

“Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyre selektive. Antarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh”.

Gjithashtu ka edhe pretendime për një shifër shumë të lartë të përjashtuarish nga votimi në Himarë.

“Në total, nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama”, përfundon reagimi i Omonias.