Vendosni fjalën kyçe....

Petro Gjikuria apo Vangjel Tavo, Himara zgjedh sot kryebashkiakun


Qytetarët e Bashkisë Himarë pas më shumë se një viti janë drejtuar sërish drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Në garë për zgjedhjet e pjesshme janë Petro Gjikuria për Partinë Demokratike dhe Vangjel Tavo për Partinë Socialiste.

Zgjedhjet vijnë pasi kandidati i vjetshëm i cili u shpall edhe fitues nga zgjedhjet vendore Fredi Beleri u arrestua një ditë para votimeve për blerje votash.

Përgjatë një viti betejash gjyqësore Beleri qëndron në burg dhe gjithashtu nuk iu lejua që të betohej për të marrë postin e kryebashkiakut, çka çoi në përsëritjen e zgjedhjeve.

Pas vendosjes së zgjedhjeve palët politike njoftuan kandidatët në garë.

Petro Gjikuria jeton dhe drejton bizneset e tij në SHBA që prej vitit 1991, njihet edhe si aktivist për promovimin e kulturës greke në kontinentin e largët. Gjithashtu ai është edhe sipërmarrës në Dhërmi.

Nga ana tjetër socialistët kandidauan një dropullit si Vangjel Tavo i cili ka qenë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim (tani Partia e Lirisë) dhe ka shërbyer edhe si Ministër për një periudhë kohe.

Ai fillimisht u emërua prefekt në Vlorë dhe më pas socialistët e njoftuan si kandidat për Bashkinë Himarë.

Procesi i votimit në Himarë nis në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Gjatë fushatës disa ditore zgjedhore nga kandidatët ka pasur pretendime lidhur me zhvendosjen e votuesve drejt Himarës