Vendosni fjalën kyçe....

Probleme në zgjedhjet në Himarë, qytetarë me karta të skaduara nuk lejohen të votojnë


Në Himarë Fshat procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Himarë është përballur me disa problematika.

Për shkak të kartave të identitetit të skeduara të votuesve, është pezulluar përkohësisht votimi, derisa KQZ të japë një zgjidhje.

Sipas kryetarit të qendrës së votimit, njerëzit këmbëngulin të votojnë edhe pse me karta të skaduara, ndërkohë që ligji nuk e lejon këtë gjë. Kjo ka bërë që të ketë një ngërç në qendrën e votimit.

“Në Himarë fshat ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë, ndërkohë që ligji nuk e lejon. Nga kjo çështje është krijuar një konfuz ku kemi njoftuar KQZ që të vijë dhe të zgjidhë këtë ngërçin. Për momentin është pezulluar votimi, e po presim zgjidhjen në vazhdim. Ligji e thotë qartë që me kartat e skaduara nuk mund të votojë asnjë person. Edhe pasaporta të mos ketë skaduar si afat. Komisionerët në bazë të ligjit kanë të drejtë për ta pezulluar për të zgjidhur çështjen”-deklaroi kreu i qendrës së votimit.

100 persona janë paraqitur deri në orën 09:00 në qendrat e votimit me karta të skaduara.

Një qytetare e cila foli , për Report Tv pranon se ka humbur kartën e identitetit por se kjo nuk duhet ta ndalojë ti heqë të drejtën e votës.

“Më kishte skaduar karta. E drejta e votës nuk humbet kur skadon karta. Kudo në botë mund të humbas kartën sot, do të shkoj në polici do më japë një letër e do votoj. Këtu thotë nuk mund të votoj. Unë pyes humb e drejta e votës se më ka skaduar karta”, thotë votuesja.

“Ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, por ligji nuk e lejon. Për momentin është pezulluar votimi. Do vinë këta të KQZ, ligji e thotë qartë nuk lejohet të votohet me karta të skaduara dhe pasaporta nuk duhet të jetë e skaduar”, ka thënë Arqile Bollano i PS-se, kryetari i qendrës së votimit Kuç për Report Tv.

Pas disa minutave pezullim procesi ka rinisur normalisht por ata që kanë qenë me karta identiteti të skaduara nuk janë lejuar.