Vendosni fjalën kyçe....

Problemi me skadencën e kartave të identitetit, Celibashi: Nuk i përket KQZ-së, në zgjedhjet e kaluara pati vendim për t’i lejuar


Kreu i KQZ-së Ilirijan Celibashi ka pranuar problematikën me skadimin e kartave të identitetin për banorët që votojnë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Himarë.

Sipas tij janë rreth 6 mijë votues që ose i ka skaduar dokumenti ose i skadon sot.

Celibashi thotë se vendimi për t’i lejuar të votojnë nuk i përket KQZ-së pasi për të njëjtën problematikë në zgjedhjet e kaluara janë lejuar të votojnë por duke patur një vendim.

Është e vërtetë që janë rreth 6 mijë votues që dokumenti i identifikimit ose i ka skaduar ose i skadon në ditën e sotme. E njëjta gjë ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, por në atë kohë pati një vendim dhe ata u lejuan të votonin. Në këtë rast nuk kemi pasur asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare nga partitë politike, në ditët e fundit kemi pasur një shqetësim të ngritur në mënyrë informale”, tha Celibashi, duke ripërsëritur qëndrimin se kjo çështje nuk i përket KQZ-së.