Vendosni fjalën kyçe....

Qëndrat e votimit në Himarë drejt mbylljes, pjesëmarrja në votime 2% më shumë se në zgjedhjet e 14 majit


Në Himarë sot po mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë, ku qytetarët po bëjnë zgjedhjen e tyre mes Vangjel Tavos, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria, kandidat i opozitës.

Deri më tani raportohet se numri i votuesve është 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Sipas KQZ, në 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, ku Fredi Beleri mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro, i cili mori 3821 vota.

Pjesëmarrja duket të jetë natyrshëm më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara të muajit maj, për arsyen e thjeshtë të kohës dhe momentit kur mbahen zgjedhjet e kësaj radhe.

Muaji gusht është momenti kur qytetarët e Himarës kthehen në vendlindje, për të qëndruar gjatë me familjarët e tyre, apo për të shijuar e shfrytëzuar sezonin veror.