Zgjedhjet në Himarë/ Mbërrijnë materialet e para zgjedhore në Qendrën e Numërimit


Kanë mbërritur kutitë e para në stadiumin e Himarës ku pritet të nis procesi i numërimit të votave për bashkinë e Himarës.

Votimi u mbyll në orën 19:00, dhe gjatë procesit nuk pati incidente.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në votime ishte 36.9%.

Në orët në vijim pritet të mësohet edhe fituesi i kësaj bashkie, Petro Gjikuria apo Vangjel Tavo.