Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli goditje në dy fronte, eliminon komandantin e Hamasit dhe atë Hezbollahut


Forcat izraelite kanë eliminuar dy komandantë, një të Hamasit në Gaza dhe një të Hezbollahut në Liban.

Forca e Izraelite e Mbrojtjes ka njoftuar vrasjet në rrjetet sociale.

Në Liban, forca izraelite eliminoi Ali Jamal Aldin Jawad komandan në Forcën Radëan të Hezbollahut

IAF operoi në zonën e Ebba-s në Libanin jugor për të goditur dhe eliminuar terroristin Ali Jamal Aldin Jawad, një komandant në Forcën Radwan të Hezbollahut, më herët këtë mbrëmje.

Eliminimi i tij degradon ndjeshëm aftësitë e organizatës terroriste Hezbollah për të promovuar dhe kryer aktivitete terroriste nga Libani jugor kundër Izraelit verior”-njofton IDF.

Ndërsa në Gaza Jaber Aziz u vra nga sulmi izraelit në qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit.

Aziz ishte komandat i Batalionit Al-Furqan të Hamasit që prej 2020 dhe Izraeli e akuzon për luajtjen e rolit kryesor në sulmin e 7 tetorit të 2023.

Jaber Aziz, komandanti i Batalionit Al-Furqan të Hamasit, u eliminua gjatë një sulmi në qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit në qytetin e Gazës.

Aziz ka qenë komandant i Batalionit Al-Furqan të Hamasit që nga viti 2020, më parë ka shërbyer si Zëvendës Komandant i Batalionit Al-Furqan dhe Zaytun dhe komandant i Batalionit Zaytun. Sulmi kishte në shënjestër terroristët që vepronin brenda shkollave “Hassan Salame” dhe “Nasser”.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe udhëhoqi sulme të shumta terroriste kundër IDF dhe Izraelit”-njofton IDF.