Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Urime kryebashkiakut të ri të Himarës për fitoren spektakolare


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Vangjel Tavos si kryebashkiak i ri i Himarës. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ka uruar Tavon për fitoren spektakolare dhe ka shprehur kënaqësinë për mbështetje të madhe që Partia Socialiste mori në zgjedhjet e fundit.

Rama ka theksuar përkushtimin për të transformuar Himarën në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut deri në vitin 2030, duke ofruar mundësi më të mira për ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi dhe duke e bërë këtë rajon një vend tërheqës për të gjithë.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë🫶”