Për aksionin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e postave serbe në veri ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Edhe pse SHBA-të dhe BE-ja kritikuan autoritetet e Kosovës për aksionin duke e cilësuar të njëanshëm dhe të pakoordinuar me aleatët, Vuçiç thotë se Kurti bën aksione në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar me mbështetjen e disa fuqive perëndimore.
“Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen. Kurti po e bën këtë në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar, me mbështetjen e disa fuqive perëndimore”, ka thënë Vuçiç.