Vendosni fjalën kyçe....

Tavo shqetësues për mediat greke: Fitoi i zgjedhuri i Ramës. Omonia: Terrorizmi fitoi


Zgjedhjet e pjesshme te Himarës nuk kanë mbetur jashtë vëmëndjes edhe të mediave të huaja e kryesisht atyre greke.

Ashtu sikurse edhe gjatë fushatës, sot ato kanë publikuar edhe përfundimin e numërimit dhe rezultatin e firores së kandidatit socialist Vangjel Tavo.

“Protothema” e cilëson zhvillimin politik elektoral si “fitore të kandidatit të Ramës”, teksa shfaqet e ashpër në trajtimin e ngjarjes, edhe për shkak të humbjes së kandidatit të mbështetur nga Omonia dhe PBDNJ, që përfaqësojnë minoritetin grek, biznesmenit Petro Gjikuria.

Teksa më tej nënvizon: “I zgjedhuri i Edi Ramës është fituesi i zgjedhjeve në Himarë për emërimin e pasuesit të Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur dhe tashmë eurodeputeti që mbetet në burg”.

Tavo ka siguruar 59% të votave (4858 vota), ndërsa Petro Gjkuria ka marrë 41% (3400 vota). Raportet nga SKAI përmendin se përfaqësuesit e Omonia-s kanë akuzuar qeverinë shqiptare për tentativë frikësimi ndaj anëtarëve të minoritetit grek.