Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Leonard Dukën.
Gjatë seancës, Duka nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim.
Duka akuzohej për vrasjen e ish-policit Santiago Malko dhe gjithashtu për vrasjen e gjashtë personave të tjerë. Po ashtu, ai është i dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e Erigers Mihasit dhe për planifikimin e vrasjes së Ervis Martinajt.
GJKKO ka vendosur që Leonard Duka të mbetet në burg gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor.
Leonard Duka u ekstradua të premten nga Belgjika.