Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.
Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%.
Edhe në Lukovë diferenca mes Tavos dhe Gjikurisë ishte e ndjeshme. Në Njësinë Administrative Lukovë po numërohet kutia e fundit, teksa Vangjel Tavo i PS kryeson me 1456 vota, ndërsa Petraq Gjikuria numëron 877 vota.
Në proces numërimi janë 8 kutitë e fundit të cilat i përkasin Njësisë Administrative Himarë, për t’u njohur më pas me fituesin e Bashkisë për të cilin banorët votuan këtë të diel të 4 gushtit.