Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore dhe me kullotë mbrëmjen e sotme në Dibër.
Zjarri ka rënë në vendin e quajtur tre çezmat Zerqan, ku është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga moti i nxehtë dhe erëra të forta.
Shërbimi i zjarrfikësve Bulqizë ka bërë ndërhyrjen në kohë duke mos lënë përhapjen e flakëve duke i neutralizuar ato se në afërsi të zjarrit ishte fshati Sofraçan i njësisë administrative Zerqan dhe banesat ishin të rrezikuara por zjarri u vu në kontroll nga zjarrfikësit.