Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka promovuar bizneset britanike që veprojnë në Shqipëri.
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith zhvilloi një takim lamtumire me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri në Rezidencën e tij.
Selia diplomatike vlerëson ndikimin e Dhomës Britanike duke e konsideruar arritje krijimin e urave mes bizneseve britanike dhe atyre shqiptare.
“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith zhvilloi takimin e tij të lamtumirës me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri në Rezidencën e tij. Ndikimi i Dhomës Britanike është një nga arritjet tona më të mira, duke u shndërruar me shpejtësi në një urë dinamike mes bizneseve britanike dhe shqiptare dhe duke mbështetur iniciativat që ofrojnë aftësim dhe punë për të rinjtë.
Dhoma do të jetë përçuese e qasjes së re së Mbretërisë së Bashkuar për rritjen ekonomike duke nxitur investimet dhe duke krijuar prosperitet si në Shqipëri ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar”-thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike në Tiranë.