Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 2 vëllezër në Tiranë, shantazhonin e vajzat me foto dhe video intime


Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, Halim dhe Jurgen Malja, të dy 20 dhe 18 vjeç, për shantazhimin e vajzave me foto dhe video intime në rrjetet sociale.

Gjatë operacionit, specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike dokumentuan veprimtarinë kriminale të vëllezërve, të cilët krijonin profile në aplikacione virtuale dhe, pas komunikimeve me vajza, siguronin materiale intime dhe kërkonin para për të mos i publikuar ato.

Nga hetimet janë zbuluar dy raste ku dy vëllezërit kanë përfituar para nga një 14-vjeçare. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe dy celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

‘Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit H. M., 20 vjeç, dhe J. M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.