Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo rikthen në Shqipëri Dejvi Bregun


Dejvi Bregu është rikthyer të luajë në kampionatin shqiptar të futbollit pas një eksperience sezonin e në disa skuadra jashtë vendit.

Ai tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Dinamo City-t.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar nënshkrimin e 28-vjecarit, që ka firmosur për tre vitet e ardhshme.

“Dejvi Bregu vishet blu!

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një emri të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat.

Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!” – shkruan Dinamo City.

Bregu rikthehet kështu në Shqipëri pas tri vitesh nga koha kur u largua nga Teuta, teksa fillimisht luajti ne Turqi me Boluspor dhe Umraniyespor, ndërsa sezonin e kaluar në Poloni me skuadrën e Wisla Krakow.