Vendosni fjalën kyçe....

Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur në një takim në zyrën e saj Mary Camajn, vajzën 22 vjeçare shqiptaro amerikane, me origjinë nga Malësia e Madhe e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera më 12 maj 2024, me një diplomë Master në Shkenca Politike në “Columbia University”.

Mary veshi ditën e diplomimit në Universitet xhubletën ikonike shqiptare duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.

Krahas videos me momentet nga takimi, Spiropali shkruan për 22- vjeçaren se një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit.

“Mary Camaj është 22 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në Neë York.  Që në moshë të njomë, prindërit e kanë rritur me ndjesinë e thellë për trashëgiminë shqiptare.  Më 12 maj 2024, u diplomua me një diplomë Master në Shkenca Politike në “Columbia University”. Në shenjë nderimi për të parët e saj, veshi xhubletën ikonike në ceremoninë e diplomimit. Ka mbajtur kumtesa dhe ka bërë prezantime për historinë shqiptare, Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarë të Greqisë etj, në universitetin prestigjoz ku studionte. “Zoti më bekoi që në momentin që vendosi të më krijonte si një grua shqiptare. Shpresoj që gjithçka që bëj në jetë të sjellë krenari për njerëzit nga vij”, tha Mary, e cila një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit”, shkruan Spiropali.