Vendosni fjalën kyçe....

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, identifikohet i riu që vdiq në aksident në Lushnjë


Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier, me pasojë një të vdekur.

Shoferi i mjetit mbeti u identifikua vetëm pas shumë orësh verifikime, teksa trupi i tij u gjet brenda i pajetë. 

Fillimisht Policia njoftoi se vetura ishte e marrë me qira në emër të Ariol Rista te kompania e mjeteve, por verifikimet e thelluara dhe hetimi zbuluan se bëhet fjalë për të riun 29-vjeçar nga Divjaka, i identifikuar si Erjon Fredi Kuka.

Trupi i viktimës, u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës, ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë dhe dërguar në morg, për procedura autopsie.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.