Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se plagosën një 41-vjeçar ne rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.