Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Rotherham, banorët të shqetësuar: Ata u përpoqën të vrisnin njerëz


Holiday Inn Express në Rotherham, një hotel që është përdorur nga qeveria britanike për të strehuar azilkërkuesit, është përfshirë nga protstat e dhunshme të dielën. Ndërsa ky hotel ka pasur protesta të mëparshme, banorët e Rotherham thonë se nuk kanë përjetuar ndonjëherë një agresion të tillë. Rebelët kanë vënë flakën një ndërtese ku brenda saj ndodheshin më shumë se 200 njerëz.

Një banor, i cili donte të mbetej anonim për shkak të frikës, tha se dhuna e së dielës ishte më e keqe se trazirat e Londrës të vitit 2011. Ai shtoi se kishte parë përpjekje për të vrarë njerëz gjatë përleshjeve.

Trazirat në Rotherham janë një nga shumë protesta që kanë shpërthyer pas një sulmi me thikë në Southport, që la të vdekur tre fëmijë një javë më parë.

Këto trazira përbëjnë sfidën e parë të madhe për Kryeministrin e ri të Britanisë, Keir Starmer. Në të kaluarën, Starmer kishte udhëhequr përballjen me trazirat në Londër, duke lejuar që gjykatat të punojnë gjatë natës dhe të shqiptojnë dënime më të ashpra. Sidoqoftë, tani ai përballet me burime të kufizuara: polici të pakët, gjykata të mbingarkuara, mungesë qelish dhe një politikë të polarizuar./CNN