Vendosni fjalën kyçe....

Britania do ndjekë penalisht shpërndarësit e materialeve që nxisin urrejtje, Elon Musk: Po zgjohet Stasi


Pronari i Teslas dhe i medias sociale “X:, Elon Musk, ka nisur një tjetër sulm ndaj autoriteteve britanike në përpjekje për të trajtuar trazirat e urrejtjes së ekstremit të djathtë në MB.

Musk postoi “ëake stasi”(stasi: policia sekrete në Gjermaninë Lindore gjatë luftë së Ftohët” këtë mëngjes në përgjigje të drejtorit të prokurorisë publike Stephen Parkinson duke premtuar se do të ndjekë penalisht njerëzit që postojnë ose raportojnë materiale që nxisin urrejtje racore në platformat e mediave sociale.

Parkison në videon e ripublikuar nga Musk thotë: “cepra penale për nxitjen e urrejtjes racore përfshin publikimin ose shpërndarjen e materialit që është fyes ose abuziv, i cili synon ose ka gjasa të nxisë urrejtjen racore”.

Stephen Parkinson është një jurist anglez, i cili ka qenë Drejtues i Prokurorive Publike (Angli dhe Uells) (DPP) dhe u zgjodh kreu i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) më nëntori 2023.

Ditët e fundit Parkison ka hapur polemika në Britani me deklaratat e tij.

Parkinson në një deklaratë për mediat tha se ekstradimi do të konsiderohej për njerëzit që postojnë në internet nxitjen e trazirave në Mbretërinë e Bashkuar edhe pse mund të jenë jashtë vendit nëse është “krim serioz”.

Duke folur për agjencinë e lajmeve PA, ai tha: “Kushdo që nxit aktivitet urrejtjeje ose kërcënim në mediat sociale po kontribuon potencialisht në dhunën në rrugët tona.

Pronari i “X” ka hyrë në një spirale përplasjeje me qeverinë e majtë angleze që prej shpërthimit të protestave me karakter racist në Britaninë e Madhe (lexo këtu).

Qeveria nga njëra anë thotë se rrjetet sociale po shpërndajnë informacion të rremë, ndërsa vet Musk ka shpërndarë video dhe deklarata nga raportimet e dhunës në Britani. Qeveria britanike ka kërkuar që mediat sidomos ato sociale të vendosin rregullatorë për dezinformimin.