Vendosni fjalën kyçe....

I moshuari vret me bastun shokun e tij të dhomës në azilin e pleqve në Tiranë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një azil pleqsh në Tiranë.

Rreth orëve të para të mëngjesit 78-vjeçari Zyhdi Shehu për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni shokun e tij të dhomës, shtetasin Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën e Ali Demit.

Dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.