Vendosni fjalën kyçe....

33-vjeçari aksidentohet në minierën e Bulqizës, niset me helikopter drejt Tiranës


Një minator 33-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Njoftohet se minatori i plagosur është identifikuar si Naim Alla, 33 vjeç

Mësohet se minatori 33-vjeçar me inicialet N.A ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe njoftohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës, teksa ka marrë fraktura në trup dhe kokë. Fillimisht u dërgua me ambulancë në spitalin e Bulqizës dhe aty u rekomandua mjekim më i specializuar drejt Tiranës.

Policia vendore nisi hetimet për ngjarjen, duke bërë verifikime dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe përfaqësuesve të tjerë, për të vlerësuar kushtet e sigurisë në punë dhe nëse janë respektuar rregullat.