Vendosni fjalën kyçe....

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë


 

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka dërguar një ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë Himarë, ku doli fitues Vangjel Tavo përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë, Petraq Gjikuria.

Në ankimimin e saj koalicioni opozitar i këtyre zgjedhjeve që u kryen të dielën e shkuar, datë 4 gusht, kërkon shpalljen e pavlefshme të tyre në të gjithë zonën zgjedhore të Bashkisë Himarë.

Në ankimimin e bërë, koalicioni ngre disa pretendime që i bëjnë këto zgjedhje të pavlefshme. Njëra prej tyre është edhe mos lejimi për të votuar 6500 persona pasi kishin kartat e skaduara. Më tej problem i ngritur janë edhe personat e e paautorizuar në qendrat e votimit, por edhe patronazhistët e Partisë Socialiste.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com