Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Brendshëm pret në takim ambasadorin italian


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci. Ambasadori Bucci e përgëzoi Hoxhën për detyrën e re dhe konfirmoi afërsinë dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Ministri Hoxha theksoi përvojën e tij të gjatë në bashkëpunimin me Italinë, duke përmendur kontributin e rëndësishëm të këtij shteti në sigurinë publike dhe në mbështetje të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ambasadori italian shprehu kënaqësinë për rezultatet e arritura, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Ai u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në nivele optimale dhe për të mbështetur proceset që kërkojnë vëmendje të veçantë.