Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në terren: Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë


Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën në terren sa i takon vatrave të zjarrit në vend.

75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar kanë bërë të mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.

“Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.

Situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Mirënjohje për të gjithë efektivët e përfshirë në këto operacione, që zhvillohen në kushtet e temperaturave të larta dhe në terrene të vështira! #TëGatshëmNëÇdoKohë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.