Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në “Paris 2024”, Chermen Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit.
Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i ekipit shqiptar ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit, bën me dije Komiteti Olimpik Shqiptar.
Kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00.
Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e Bronzit.