Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj.
Sipas raportimeve, qytetari kishte shprehur ankesën e tij ndaj Bedinajt për hapësirat e plazhit që hoteli i tij kishte zënë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Bedinaj që afrohet dhe godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas përpiqet të reagojë. Megjithatë, ndërhyrja e disa personave të tjerë ka shmangur përshkallëzimin e konfliktit fizik.
Vasil Bedinaj, është pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.
Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.
Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.
Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.