Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ishte në Maliq ditën e sotme ku u takua me fermerët e zonës të cilët kanë dalë në disa protesta kohët e fundit.
Fermerët kanë protestuar pasi produktet e tyre kanë mbetur stok të pashitura dhe kjo sipas tyre pasi tregu po mbushte me mallra import.
Ndërkohë ata kanë kërkuar edhe subvencione nga qeveria dhe ministria e bujqësisë.
Ministrja Denaj pas takimit me fermerët u shpreh se subvencionet jepen jo për fermerë që kanë në pronësi sipërfaqe të vogla hektarë toke.
Sipas saj aplikimi për subvencion ka kuptim për sipërfaqe me 5 apo 10 hektarë tokë. Në këto kushte Denaj ka këkuar fermerëve të bashkohen për të përfituar 100% subvencion. Në rast të kundërt nuk do të marrin asgjë nga shteti.
‘Unë e thashë pak më parë edhe kur folëm me fermerët, në radhë të parë ne flasim për sipërfaqe shumë të vogla në Shqipëri, sipërfaqja mesatare është një hektar për fermer dhe në vitin 2024 kur jemi duke shkuar në një teknologji më të avancuar të mekanikës bujqësore, nuk ka aplikim të mekanikës në një hektar. Ne duhet të flasim për 5 apo 10 hektarë ku të fillojë të bëjë sens aplikimi që ul kostot, ndërkohë në fillim të vitit lançuam skemën kombëtare dhe jo pa qëllim kërkuam ti bashkonim jo me letra në pronësi por me kontrata të panoterizuara fermerët për një bashkim operatorësh për të marrë 100% subvencione’, tha Denaj.