Një krim në familje u parandalua sot në qytetin e Durrësit nga policia, teksa tre vëllezër janë përleshur mes tyre me armë të ftohta dhe sende të forta, pas një grindjeje me motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në zonën e Hamallajt dhe shkaktoi panik, teksa dinamika e krimit fillimisht pati një grindje mes familjeve që i ndante vetëm gardhi dhe më tej i dyshuari 53-vjeçar Andrea Përkeqi fillimisht ka shpuar me thikë gomat e dy mjeteve dhe më tej sulmoi dy vëllezërit e tjerë.
Për pasojë një prej tyre mori plagë në dorë. Policia e sinjalizuar mbërriti në vendngjarje dhe parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm, duke arrestuar edhe të dyshuarit për vepra të ndryshme penale. Dy të ndaluarit e tjerë janë Luan dhe Ylli Përkeqi, respektivisht 49 dhe 43 vjeç. Si prova materiale janë sekuestruar edhe dy armë zjarri…