Partia Demokratike, përmes Genta Vangjelit, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, ka denoncuar ato që i konsideron si shkelje dhe abuzime me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, i cili u kushtoi shqiptarëve 28 mln euro për kilometër.
Në deklaratën e saj, PD i referohet herë denoncimit të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe herë KLSH-së, ndërsa ka publikuar një seri shkresash lidhur me procedurat.
“Pasi konsorciumi i kontraktuar realizoi projektin e ndryshuar, u shpall tenderi i parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” për të cilin kompania shqiptare me inicialet GJ.K… u rendit në vend të parë me ofertën më të ulët sipas deklarimeve edhe të ish nr 2 të Qeverisë.
Procedura u rishpall për herë të dytë duke konkluduar me fituesin dhe kontratën e lidhur më 8 Nëntor 2021 me bashkimin e operatorëve përbërë nga dy kompani turke. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI and ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me përfaqësues Abdulkadir Kart ky i fundit ish deputet në parlamentin turk dhe një mik i ngushtë i presidentit Erdogan”, thuhet në deklaratë.
Në vijim, PD thekson se AK MIE shpalli fituese ofertën e konsorciumit turk me vlerë 200 mil euro me tvsh ose rreth 12 milion euro më e lartë se oferta me çmimin më të ulët diferencë e cila krijon dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.
“AK MIE nuk vlerësoi procedurën sipas ofertës me çmimin më të ulët por sipas ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto.
Fituesi u shpall i tillë në mungesë të garës pra pa asnjë konkurrent tjetër prezent të kualifikuar.
AK MIE shpalli fituesin duke krijuar dyshime të arsyeshme të mungesës së paraqitjes së licensës profesionale të ekivalentuar për operatorët e huaj, shërbim i cili nga 1 Janar 2020 ofrohej vetëm elektronikisht në portalin e-albania kundrejt afatit 38 ditë ndërkohë që afati i pregatitjes dhe dorëzimit të ofertave ishte 35 ditë nga shpallja. (shpalla e tenderit 24 Qershor hapja e ofertave 28 Korrik)
Zbatimi i punimeve u krye nga një kompani shqiptare dhe nuk dihet në çfarë cilësie…
AK MIE në publikimin e njoftimit të kontratës së nënshkruar në buletinin nr167, dt 22 Nëntor 2021, nuk ka plotësuar formatin sipas standartit të kërkuar dhe as ka njoftuar ndonjë nënkontraktor në këtë publikim as emër dhe as adresë por vetëm ka shënuar të dhënat e konsorciumit turk në cilësinë e kontraktorit.
Nëse ky subjekti shqiptar që ka marrë pjesë në zbatimin e punimeve ishte nënkontraktor atëherë nënkontraktimi duhet të ishte i deklaruar që në dorëzimin e ofertave në zbatim të dokumentave të tenderit Shtojca 8 , Formulari i vetëdeklarimit pjesa 1 pika B : DEKLARATË Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik si dhe dhe LPP neni 126 pika 1 dhe VKM neni 89.
Ish nr 2 i qeverisë Rama deklaroi se kompania shqiptare zbatoi kontratën për ndërtimin e tunelit të llogarasë në masën 100% dhe kontraktori turk nuk u investua fare në këto punime ndërtimore.
Nëse kjo ka ndodhur është shkelje e të paktën nenit 126 pika 2 të LPP dhe nenit 89 të VKM resektive pë rregullat e prokurimit publik ku ndër të tjera shkruhet:
Shtesa prej 50 Milion eurosh:
Deponimet e ish nr.2 të qeverisë Arben Ahmetaj vërtetohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në të cilin citohet se ZVK Balluku me anë të Aktit normativ nr.17 dt 1 Dhjetor 2022 dhe aktit normativ nr.19 dt 29 dhjetor 2022, miratoi ndryshime në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 50 milionë euro ministrisë që drejtonte vetë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara”, thuhet në deklaratë.