Vendosni fjalën kyçe....

42-vjeçari në Pogradec ndërroi jetë pas sherrit, arrestohet autori i dyshuar dhe 3 persona të tjerë


Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Pogradec më 10 gusht ku një 42-vjeçar humbi jetën, por fillimisht u raportua se ishte rrëzuar pasi ishte në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili dyshohet se është konfliktuar me viktimën shtetasin Egli Proga jashtë ambienteve të një lokali në lagjen nr.1 në Pogradec.

Proga gjatë konfliktit është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është arrestuar nga policia.

Në pranga polici ka arrestuar edhe tre persona të cilët ishin në vendngjarje dhe i akuzon për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së ngjarjes.

Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.

Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe, 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”-njofton policia.