Një aksident ka ndodhur në aksin Koplik-Bajzë.
Një makinë ka përplasur një drejtues motori i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i veturës është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin Rasim Shabajn, 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66-vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.