Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti ajror në Sao Paulo, nxirren nga rrënojat trupat e 62 viktimave


Ekuipazhet braziliane të emergjencës kanë nxjerrë trupat e 62 viktimave që ndodheshin në bordin e një avioni i cili u rrëzua të premten e 9 gushtit në qytetin Vinhedo, afër Sao Paulos.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë avionin që po binte në spirale dhe u rrëzua në një zonë banimi.

Operacioni për të nxjerrë trupat përfundoi në orën 18:30 me kohën lokale të shtunën. Trupat, që përfshijnë 34 meshkuj dhe 28 femra, janë transferuar në morgun e policisë në qytetin e São Paulo për identifikim dhe për t’u dorëzuar familjeve.

Kapiteni dhe oficeri i parë janë tashmë të identifikuar. Anëtarët e familjeve të viktimave janë vendosur në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e të afërmve të tyre. Ekipet po përdorin dokumentet, pozicionin e trupave në lidhje me ndenjëset dhe telefonat celularë për të identifikuar viktimat./BBC