Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja bjelloruse: Bjellorusia nën kthetrat e Rusisë dhe nën pushtetin e propagandës së Lukashenkos


Gazetarja bjelloruse Arina Korshunova thekson se Bjellorusia është plotësisht e “pushtuar” nga Rusia dhe se vendi është nën një diktaturë të ashpër me rreth 1500 të burgosur politikë.

Në një intervistë për The Geopost, ajo përshkroi një situatë të rëndë arrestimesh dhe persekutimi nga regjimi i Aleksandër Lukashenkos.

Korshunova tha se Bjellorusia është një shtet nën kontrollin rus, ku Rusia përdor vendin si bazë për sulme ndaj Ukrainës dhe vendeve të tjera, duke përfshirë Poloninë dhe Lituaninë. Ajo përmendi praninë e trupave ruse dhe ndikimin e tyre në ushtrinë dhe administratën bjelloruse.

“Bjellorusia është plotësisht në diktaturë dhe është e pushtuar nga Rusia. Tani për tani, në Bjellorusi janë 1500 të burgosur politikë dhe ne mund ta kuptojmë sa është, nëse e dimë se popullsia e Bjellorusisë tani është 9 milionë dhe është gjithnjë e më pak çdo ditë, sepse njerëzit po ikin nga Bjellorusia për shkak të politikës, për shkak të ndalimi me çdo ditë.

Mendoj se Putini e kupton Bjellorusinë si vendin e tij. Ashtu si Bjellorusia nuk është vend post-kolonial, ajo është koloniale tani dhe është e lehtë të përdoret Bjellorusia për të sulmuar vendet e tjera.

Për shembull, e kuptoj pse Polonia dhe Lituania kanë frikë prej saj, sepse është shumë e lehtë të përdoret Bjellorusia. Lukashenko nuk ka fuqi dhe ai e di këtë. Dhe gjithashtu, ne kemi trupa ruse kudo. Pse them që Bjellorusia është e pushtuar?

Sepse ne kemi trupa ruse në njësitë tona ushtarake, sepse gjeneralët e tyre i kemi si shefat e departamenteve, si ministritë tona. Pra, pse jo? Është me të vërtetë një gjë shumë e thjeshtë të përdorësh Bjellorusinë si një vend për të sulmuar”, tha ajo.

Propaganda bjelloruse, sipas Korshunova, është më e fortë se ajo ruse dhe ka qenë aktive për 30 vjet nën regjimin e Aleksandër Lukashenkos. Ajo tregon mungesën e plotë të mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare në Bjellorusi, duke përshkruar një atmosferë frike ku njerëzit detyrohen të mbështesin Lukashenkon ose të largohen nga vendi.

Propaganda bjelloruse është më e fortë se propaganda ruse, sepse Lukashenko jeton si president tash e 30 vjet dhe i gjithë sistemi, gjithë qeveria, gjithë propaganda, i gjithë shteti punon për të për 30 vjet dhe pse jo edhe për Putinin.

Dhe është më e fuqishme se propaganda ruse sepse është shtyrë shumë, sepse ne nuk kemi media të pavarura në vend, nuk kemi gazetarë të pavarur në vend. Mirë, ne kemi gazetarë të pavarur, por ata janë të burgosur politikë. Pra, ne nuk kemi fare gazetari të pavarur, nuk kemi OJQ në Bjellorusi tani.

Dhe kjo ka një presion vërtet masiv mbi ne.  Në Bjellorusi, njerëzit jetojnë në frikë dhe propaganda është e vetmja gjë që ata duhet të bëjnë jetën e tyre të zakonshme, sepse ju keni vetëm dy mënyra, ju mbështesni Lukashenkon ose ju duhet të largoheni nga vendi”, shtoi gazetarja.

Korshunova, e cila tani jeton në Ukrainë, përshkruan sfidat me të cilat përballen bjellorusët që kundërshtojnë regjimin e Lukashenkos dhe mbështesin Ukrainën. Ajo tregon për vështirësinë për të provuar besnikërinë ndaj Ukrainës nga ana e bjellorusëve dhe ndjenjën e fajit për përfshirjen e Bjellorusisë në agresionin rus.

Unë mendoj se është një problem i vërtetë për bjellorusët. Dhe ne nuk e dimë se cili është hapi i ardhshëm i Putinit, a do ta përdor përsëri Bjellorusinë për sulm? Nuk jemi të sigurt dhe nuk mund të jemi të sigurt.

Të gjithë ata që u përpoqën të rezistonin, ndoshta keni dëgjuar për partizanët e trenave, ata u përpoqën të bënin shpërthime në rrugë, në hekurudha, ata janë në burg tani me çështjet e tyre penale dhe në Bjellorusi kemi ende dënim me vdekje.

Mendoj se në këtë situatë, varianti më i mirë për të ndihmuar dhe për të treguar rezistencën dhe mbështetjen tuaj është të jetosh në Ukrainë, sepse nëse jeton në Bjellorusi, nuk mund të bësh asgjë në të vërtetë. Qeveria kontrollon fjalë për fjalë gjithçka dhe nëse doni të tregoni mbështetjen dhe solidaritetin tuaj, thjesht jetoni këtu dhe ndihmoni”, përfundoi gazetarja bjelloruse.