Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet i riu nga Vlora


Një i ri nga Vlora është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu, është proceduar penalisht një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, është konfliktuar fizikisht me një tjetër shtetas që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “1 Maji”, jashtë ambienteve të një klubi. Dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të vogël, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasit L. T., 39 vjeç dhe D. T., 23 vjeç. Të dy të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet e ngjarjes janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.

Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.

Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.