Vendosni fjalën kyçe....

Rijetëzimi i objekteve ushtarake, hapet pas 32 vitesh porta e tunelit të Porto Palermos


Pas 32 vitesh është hapur për herë të parë porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos.

Ministria e Mbrojtjes ka nisur projektin për rijetëzimin dhe rehabilitimin e kompleksit në Porto Palermo për funksione ushtarake dhe civile. .

Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Një ngjarje që shënon fillimin e një projekti ambicioz të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili synon rijetëzimin dhe rehabilitimin e kompleksit në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Qëllimi kryesor është kombinimi i zhvillimit të qëndrueshëm turistik me administrimin e mirë të zonës, në përputhje me normat mjedisore, duke garantuar sigurinë lundrimore. Përshtatja joinvazive e objekteve për qëllime turistike dhe rikthimi i aseteve në gatishmëri teknike për stërvitje do të jetë hapi i radhës. Mirënjohje për specialistët xhenierë të Batalionit të Xhenios që realizuan me sukses këtë detyrë”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.